Një sherr masiv ka ndodhur në një lokal në Durrës, ku janë përfshirë 5 persona, disa prej qytetit bregdetar dhe të tjerët nga Tirana.

Burime zyrtare nga Policia e Durrësit thanë se kanë nisur hetimet ndaj 3 personave, banorë të Sukthit, të cilët në datë 14 korrik janë konfliktuar në një lokal me 2 të rinj nga Tirana.

Mësohet se të rinjtë me inicialet L. B., 22 vjeç, L. B., 19 vjeç dhe B. B., 57 vjeç, banues në Sukth për motive të dobëta janë përfshirë në një sherr me grushte me dy persona nga Tirana me inicialet B. K., 28 vjeç dhe E. Ç., 32 vjeç.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në lokalin e 57-vjeçarit me inicialet B. B., një prej personave të përfshirë në rrahjen e të rinjve nga kryeqyteti.

Të tre banorët e Durrësit janë vënë nën hetim në gjendje të lirë akuzohen për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.

T mobile In article [4]
Global