Paris Saint Germain është fituesja e Superkupës së Francës pasi fitoi në finale me rezultatin 2-1 përballë Monacos.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Dani Alves, duke shënuar një supergol “alla Cristiano Ronaldo”, shkruan Syri

Për shkak të paraqitjes së shkëlqyer, Alves është zgjedhur lojtari më i mirë i finales, duke e nisur në mënyrën më perfekte aventurën te PSG-ja.