Një pallat katër katërsh është shembur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Torre Annunziata të Napolit.

Informacionet e para flasin për viktima.

Dy familje rezultojnë të dëmtuara. Ndërsa 8 persona dyshohet se janë zhdukur e gjenden nën rrënoja.

Nuk dihen endet arsyet e shembjes së ndërtesës. Fqinjët thonë se nuk kanë dëgjuar ndonjë shpërthim, por vetëm zhurmën e pallatit që po shembej.

Dy familjet banonin në katin e tretë dhe të katërt të pallatit. Është bllokuar edhe linja hekurudhore që kalon aty, për shkak se ka rrënoja në shina.