Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska nesër dhe pasnesër në Rumani do të marrë pjesë në aktivitetet dyditore për mysafirë të lartë të stërvitjes “Saber Guardian 17”, pjesë të së cilës janë 71 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë, prej të cilëve 57 janë sistemuar në Rumani, ndërsa 14 në Hungari.

Në kuadër të qëndrimit në Rumani, ministrja Shekerinska do të realizojë takim edhe me ministrin e Mbrojtjes kombëtare të Rumanisë, Adrian Tutuianu, kumtoi pres-shërbimi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Së bashku me ministren Shekerinska, në Rumani qëndron edhe një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së.

Stërvitja “Saber Guardian 2017” mbahet në periudhën prej 23 qershorit deri më 26 korrik në Rumani, Hungari dhe Bullgari, ndërsa përfshin mbi 25.000 pjesëtarë të forcave të armatosura të mbi 20-të vendeve të NATO-s dhe vendeve-partnere dhe paraqet stërvitjen më të madhe në rajonin e Detit të Zi këtë vit. Stërvitja është e organizuar dhe e udhëhequr nga Armata e SHBA-së në Evropë.