Qeveria e re është e përkushtuar në zgjidhjen e problemeve dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ne do të ofrojmë një lloj të ri të politikës së jashtme dhe do t’i zbatojmë reformat, theksoi në takimin ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në takimin me Fiona Makilvam, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor dhe Komonveltit të Mbretërisë së Bashkuar.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Sheqerinska ka shtuar se lidhur me reformat në mbrojtje, definimi i prioriteteve është i lartë në agjendë dhe në atë drejtim theksoi se ndihma eksperte nga Mbretëria e Bashkuar në zbatimin e reformave është e mirëseardhur.

“Në kontekst të prioriteteve strategjike të shtetit, ministrja tha se Maqedonia mbetet fuqimisht e përkushtuar në integrimin në Aleancën e NATO-s, e cila jo që do të sjellë siguri më të madhe për shtetin tonë, por edhe stabilitet dhe prosperitet më të madh për tërë rajonin”, theksohet në kumtesë.
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor, Mekilvam, theksohet, ka dhënë mbështetje të plotë për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë, dhe ka shprehur gatishmëri për mbështetje aktive në ndihëm eksperte dhe teknike, në procesin në zbatimin e reformave.

“Mbretëria e Bashkuar dhe tërë bashkësia ndërkombëtare dëshirojnë ta shohin Maqedoninë në familjen euro-atlantike, por pritet shteti të tregojë rezultate të dukshme nga reformat e zbatuara”, tha Mekilvam në takimin.

Ajo i përshëndeti përpjekjet e Qeverisë së re për përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe shfaqi shpresë se problemet ekzistuese do të tejkalohen sa më shpejt, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

T mobile In article [4]
Global