Politika e fqinjësisë së mirë jep impuls pozitiv për siguri të rajonit dhe integrimit të saj në strukturat euroatlantike, janë dakorduar ministret e Mbrojtjes të Maqedonisë dhe Shqipërisë, Radmilla Shekerinska dhe Mimi Kodheli, në takimin e sotëm në Tiranë.

“Kam kënaqësinë që vizitën time të parë zyrtare si ministre e Mbrojtjes e bëj në Shqipëri, që nuk është koincidencë. Kjo e konfirmon edhe qëndrimin e qartë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm për prosperitet të gjithë rajonit”, theksoi Shekerinska pas takimit.

Informoi se me Kodhelin, kanë biseduar për disa sfera kyçe si ballafaqimi me rreziqet, lufta kundër fundamentalizmin dhe ballafaqimi me kanosje terroriste.

Në këtë drejtim, ministrja Kodheli theksoi se Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë me Qeverinë e re të Maqedonisë në zgjidhjen e sfidave me të cilat ballafaqohen edhe të dy vendet.

“Jam e bindur se bashkëpunimi i ndërsjellë, me Ju si ministre, di të rritet edhe më shumë dhe se do të ekzistojë një marrëdhënie e prosperuar midis dy ministrive tona dhe forcave të armatosura”, tha Kodheli.

T mobile In article [4]

Në kontekst të marrëdhënieve të ndërsjella, ministrja Shekerinska ka theksuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë shfaqi qëndrim të qartë se fqinjët na nevojiten ashtu siç ne u nevojitemi atyre.

шекеринска

Shekerinska dhe Kodheli, siç kumton MM-ja, kanë biseduar edhe për nevojën për integrim të gjithë rajonit në NATO me ç’rast do të përforcohet edhe siguria dhe prosperiteti i Ballkanit dhe më gjerë.

“Pranimi i Maqedonisë në Aleancën e NATO-s do të thotë impuls i ri për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit i cili u tregua si krucial në ruajtjen e sigurisë në Evropë, posaçërisht nga aspekti i krizës së emigrantëve”, tha ministrja Shekerinska dhe theksoi se rajoni mund të prosperojë vetëm nëse është i sigurt.

Kodheli theksoi se i vlerëson përpjekjet e Maqedonisë për reforma në mbrojtje dhe e inkurajoi të vazhdojë në këtë rrugë. Porositi se Shqipëria nga afër i ndjek përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe se do të jenë mbështetës të fuqishëm të integrimit të Maqedonisë në NATO. Sipas saj, integrimi i Maqedonisë në organizatën euroatlantike është i mirë për Ballkanin, por edhe për Aleancën.

Në kuadër të vizitës së sotme zyrtare në Shqipëri, ministrja Shekerinska do ta vizitojë edhe batalionin e forcave speciale të forcave të armatosura shqiptare në Tiranë, ku do të realizohet edhe stërvitje demonstruese

Global