Republika e Maqedonisë e çmon lartë mbështetjen e vazhdueshme nga Republika e Turqisë, duke filluar nga njohja jonë si shtet i pavarur, përmes mbështetjes për integrim në NATO dhe nës truktura të tjera, deri te bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në mbrojtje. Ajo mbështetje ishte kyçe në momentet më të vështira për ne dhe është e dukshme edhe sot, theksoi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në takimin e sotëm me ambasadoren e Turqisë në Maqedoni, Tulin Erkal Kara.

Siç kumtoi Minsitria e Mbrojtjes, ministrja Shekerinska në takim shpreshi falënderim për mbështetjen financiare, e cila deri më tnai ka arritur mbi 20 milionë dollarë.

“Për ne janë të rëndësishme edhe mundësitë për trajnim të pjesëtarëve të ARM-së në institucionet ushtarako-arsimore turke, si dhe pjesëmarrja e ARM-së në kuadër të kontigjenteve turke”, tha minsitrja dhe shfaqi shpresë se ky bashkëpunim i mirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ambasadorja Kara theksoi se Turqia është një nga mbështetëset e përhershme të Maqedonisë në integrimet drejt NATO-s dhe shfaqi shpresë se Qeveria e re do të sjellë stabilitet.

“E çmojmë stabilitetin e Maqedonisë i cili është mjaft i rë[ndësishëm për stabilitetin e tërë Ballkanit. Nga aspekti i stabilitetit dhe prosperitetit Turqia i jep rëndësi të madhe raporteve me Republikën e Maqedonisë”, tha ambasadorja Kara.

Turqia dhe Maqedonia në sferën e mbrojtjes bashkëpunojnë prej vitit 1994. Deri më tani shkollat ushtarake në Turqi për shkollim dhe përsosje profesionale janë dërguar rreth 700 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë. vendet bashkëpunojnë edhe në nivel rajonal, siç është Procesi për bashkëpunim në Evropën Juglindore – SEDM, ceket në kumtesën e Minsitrisë së Mbrojtjes.