Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Maqedoni, Ramon Abaroa Karanza.

Në takim, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Shekerinska ka theksuar se Qeveria e re është e përkushtuar në stabilizimin e shtetit dhe vendosjes së saj në shtegun e vërtetë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Pas ndryshimeve të cilat ndodhën në vendin tonë, siç thuhet, qeveria e re punon në mënyrë intensive në reformat siç janë: liria e mediave, gjyqësia, bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe veçanërisht punon në përmirësimin e politikës së fqinjësisë së mirë e cila është me rëndësi të jashtëzakonshme për tërë rajonin.

“Ne kemi qasje më ndryshe ndaj fqinjëve tanë dhe dëshirojmë të krijomë klimë pozitive lidhur me politikën e fqinjëve. Kjo është mirë për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit”, ka theksuar Shekerinska.

Ka potencuar se bashkëpunimi me Mbretërinë e Spanjës është i mirë, por se është e nevojshme të thellohet.

“Jemi falënderues për mundësinë që Spanja ua ofron pjesëtarëve tanë për trajnimin dhe edukimin në shkollat ushtarake prestigjioze në Mbretëri, si dhe trajnimin gjuhësor dhe dëshiroj t’ua ofrojmë kapacitetet tona si poligonin e armatës “Krivollak” në të cilin mund të realizohen stërvitje të përbashkëta prej të cilave përfitim do të kenë dy armatat”, ka theksuar në takim ministrja Shekerinska.

Ambasadori, Abaroa Karanza i ka dëshiruar sukses ministres Shekerinska për pozitën e re. Ka theksuar se Spanja gjithmonë e ka mbështetur Maqedoninë në qëllimet e veta që të integrohet në NATO dhe në BE dhe është pajtuar se nevojitet të intensifikohet bashkëpunimi bilateral. Ka theksuar se është hapur mundësia për trajnimin dhe edukimin e pjesëtarëve të ARM-së.