Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar biseda telefonike me ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Gjermanisë javën që lamë pas, duke u bërë thirrje atyre të gjejnë një zgjidhje ndaj dallimeve rreth vizitave në bazën ajrore turke, e cila është pjesë e një mosmarrëveshje të madhe mes dy vendeve aleate të NATO-s.

Gjermania ka refuzuar t’i ekstradojë azil kërkuesit për të cilët Turqia thotë se kanë qenë të përfshirë në tentim puçin e vitit të kaluar. Ndërkohë, Berlini po kërkon lirimin e gazetarit turko-gjerman ndërsa Ankaraja nuk u ka dhënë leje ligjvënësve gjermanë t’i vizitonin ushtarët gjermanë në dy baza ajrore në Turqi, transmeton Express.

Ushtarët gjermanë kontribuojnë në misionin e mbikëqyrjes ajrore në Konya, 250 kilometra në jug të kryeqytetit turk, Ankara, ndërsa trupat e saja të vendosura në një bazë tjerët ajrore në Incirlik, tashmë janë zhvendosur në Jordani.

NATO ka thënë se Stoltenberg të premten i ka telefonuar Sigmar Gabreilit të Gjermanisë dhe Mevlut Cavusoglut të Turqisë, duke iu kërkuar t’i zgjidhin mosmarrëveshjet.

“Shpresojmë se Gjermania dhe Turqia janë në gjendje një datë të pranueshme për të dy palët për një vizitë,” ka thënë një zëdhënës i NATO-s.