Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka vënë sanksione ndaj 13 zyrtarëve të Venezuelës, teksa presioni bie në Presidentin venezuelian, Nicolas Maduro, para votës kontradiktore për një asamble të re kushtetuese.

Sanksionet do të ngrijnë asetet e të sanskionaurve në SHBA, dhe entitetet e SHBA-ve janë të ndaluara që të bëjnë biznes me ta.

Të shënjestruarit e përfshijnë Ministrin e Breendshëm dhe Kreun e Ushtrisë.
Javën e kaluar, presidenti Donald Trump, ishte betuar për “aksione të forta dhe të shpejta ekonomike” nëse presidenti Maduro e mban sondazhin.

Vota, për të cilën Maduro ka thënë se do të vazhdojë siç është planifikuar, është që të vendosë 545 anëtarët e një asambleje të re kushtetuese që do ta rivalizonte Asamblenë Kombëtare të mbajtur nga opozita.

Kritikë thonë që presidenti po tenton të krijojë një diktaturë.
Por ai argumenton që është mënyra e vetme që të sjellë paqe në një komb të ndarë.