Dy kompani udhëtimesh që organizojnë turne në Korenë e Veriut thanë se qeveria amerikane së shpejti do t’i ndalojë qytetarët e saj që të shkojnë në vendin e izoluar komunist.

Masa e planifikuar pason vdekjen e studentit amerikan Otto Warmbier, i cili u dënua me 15 vjet punë të detyruar pasi u arrestua gjatë një vizite në Korenë e Veriut.

Warmbier ra në koma dhe ndërroi jetë pak disa pasi u kthye në SHBA. Zyrtarë amerikanë konfirmuan për “Associated Press” se Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, ka vendosur që të implementojë kufizime gjeografike udhëtime për Korenë e Veriut, diçka që e bën të jashtëligjshëm përdorimin e pasaportës amerikane për të hyrë në këtë vend.

Kufizimi hyn në fuqi 30 ditë pasi të publikohet në regjistrin federal, por s’është e qartë se kur do të ndodhë kjo.

Kompanitë e udhëtimeve “Koryo Tours” dhe “Young Pioneer Tour” thanë se janë lajmëruar për këtë zhvillim dhe se SHBA do ta bëjë publik vendimin e saj më 27 korrik. Nëse kjo është e vërtetë, që prej 27 gushtit, asnjë amerikan nuk do të mund të udhëtojë drejt Koresë së Veriut dhe nuk ka asnjë informacion sa do të zgjasë bllokada.

T mobile In article [4]