SHBA-ja vendosi sanksione kundër Iranit për shkak të programit të tij raketor balistik dhe ndikimeve të tij “të dëmshme” në Lindjen e Afërt.
Departamenti i Shtetit vendosi sanksione për 18 persona fizik dhe juridik, lidhur me programin iranian për raketa balistike dhe me forcat elite ushtarake të Gardës revolucionare.
Sanksionet u vendosën disa orë, pasi që administrata e SHBA-së konstatoi para Kongresit se Irani teknikisht e respekton marrëvehsjen ndërkombëtare për programin e vet bërthamor dhe mund të vazhdojë me lehtësimin e sanksioneve, të vendosura lidhur me atë program.
Në goditje të sanksioneve të reja, të cilat do të thonë ngrirje të pronës dhe parandalim të amerikanëve të punojnë me ata persona fizik dhe juridik, u gjendën shtatë grupe dhe pesë persona, të cilët e kanë ndihmuar Gardën revolucionare, si dhe dy grupe, të cilat janë të lidhura me programin raketor irnaian.
Parlamenti iranian votoi paraprakisht sot se urgjentisht do të punojë në përpunim të ligjeve, me të cilat do të mundësohet rritje e fondit për programin raketor dhe Gardën revolucionare, si përgjigje e “avanturizmit të Uashigntonit në rajon”.