SHBA-ja kërkon të rrisë presionit ndaj Kinës me qëllim që kjo e fundit të vendosë sanksione shtesë kundër Koresë së Veriut si kundërpërgjigje për vazhdimin e programit bërthamor, theksoi sot ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.

“Ne do të luftojmë shumë për këtë çështje”, konfirmoi ajo gjatë një interviste për stacionin televiziv CBS.

“Ne do të ushtrojmë presion, jo vetëm ndaj Koresë së Veriut, por gjithashtu dhe ndaj vendeve që nuk respektojnë rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe nuk aplikojnë sanksionet kundër Koresë së Veriut”, shtoi ajo.

Mes tyre, Kina, sepse 90 për qind e shkëmbimeve tregtare koreano-veriore bëhen me Kinën dhe nëse ato kanë bashkëpunuar duhet të bëjnë më shumë”, deklaroi ish-guvernatorja e Korolinës së Jugut.

Kriza lidhur me programin bërthamor koreano-verior është rritur me testimin për herë të parë të raketës balistike ndërkontinentale (ICBM) nga Pheniani, më 4 korrik.

Ky sukses teknologjik i mundëson regjimit të izoluar realizimin e objektivit të tij, që është në gjendje të kërcënojë territorin kontinental amerikan me zjarrin bërthamor.

“Autoritetet kineze kanë reaguar për atë që ne ju kemi kërkuar”, pranoi Nikki Haley, veçanërisht duke ndërprerë importin e karbonit koreano-verior, por sot duhet të themi “nuk është e mjaftueshme”.

Gjatë një interviste tjetër, për stacionin informativ CNN, ajo theksoi se në rast statu quo-je, do të ketë një përgjigje nga ana e SHBA-së.

“Presidenti Trump është shprehur qartë se do të shqyrtonte marrëdhëniet tregtare me Kinën”, shtoi ajo.

Nikki Haley theksoi të enjten se SHBA-ja do të paraqiste në ditët e ardhshme një rezolutë për Korenë e Veriut para Këshillit të Sigurimit.