SHBA-ja e ka përmbushur limitin vjetor prej 50.000 kërkues të azilit i caktuar nga Administrata e presidentit Donald Tramp për vitin vijues fiskal, që nuk do të thotë se muajt e ardhshme në vend nuk do të pranohen refugjatë të rinj, por për ata do të vlejnë rregulla më të rrepta.

Nga fillimi i vitit fiskal, në tetor të vitit të kaluar, e deri tani, në SHBA kanë arritur 50.086 azilkërkues, Për të gjithë ata vlen procedura për vlerësim të hollësishëm.

Muajin e kaluar, Gjykata Supreme vendosi se autoritetet duhet të pranojnë më shumë se 50.000 kërkesa për azil, nëse parashtruesi mund të dëshmojë të a.q “Bona fide” të vet lidhur me shtetasit amerikan apo institucionet.

Kjo do të thotë se personat të cilët në të ardhmen do të parashtrojnë kërkesë për azil, do të duhet të dëshmojnë se kanë miq në vend, punë stabile ose janë pranuar në ndonjë nga kolegjet dhe universitetet amerikane.