Tetë persona janë gjetur të vdekur brenda një kamioni të parkuar pranë një dyqani në San Antonio, në Teksas të Shteteve të Bashkuara, njoftojnë zyrtarët policorë.

Ndërsa, 20 persona të tjerë janë në gjendje të rëndë, me disa që besohet se kanë pësuar sulme në zemër apo dehidrim.

Të lënduarit janë dërguar në spital.

Policia nuk ka treguar se nga erdhi ky kamion, por konfirmoi se shoferi i tij është dërguar në paraburgim.

Rasti është duke u hetuar si trafikimin i mundshëm me njerëz.