Ish-mesfushori i Manchester United Darren Fletcher ka krahasuar Xherdan Shaqirin me 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, Lionel Messi.

“Shaqiri është si Messi, ai ka atë qendër të ulët të njëjtë të gravitetit dhe mund ta kalojë lehtë secilin që i del përpara. Pra, ai është me të vërtetë një lojtar fantastik. Është një lojtar i fuqishëm dhe mahnitës, por gjëja e tij më e madhe është prekja e parë e topit. Thjesht fantastike”, ka deklaruar ai.

“Ai përdorë forcën e tij kur lëviz topin dhe kalon lojtarët e fortë apo diçka të tillë. Dallimin në fushë e bën një lojtar që di ta bëjë prekjen e parë të topit. Ai është shumë i mirë. Ishte pozitiv në ndeshjen e fundit miqësore kundër Sheffield United, kalonte lojtarët, krijonte raste dhe gjuante bukur. Shënoi edhe gol”, ka shtuar Fletcher.

Image