Prej vitesh këngëtarja kolumbiane Shakira identifikohej me flokët e saj bjonde. Por tashmë ajo ka vendosur të bëjë ndryshimin rrënjësor në pamjen e saj. Sicc edhe mund ta kuptoni, Shakira nuk është më bjonde por një flokëkuqe.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku shkruan:

“Flokëkuqet argëtohen më shumë”. Ndoshta është edhe për efekt të videoklipit të ri të titulluar “El Dorado”, por presim në vazhdim nëse do vazhdojë të mbajë të njejtën ngjyrë.