Ne mendojmë gjithmonë se Noizy është i shoqëruar me 30 vetë.

Por ndonjëherë mjaftojnë vetëm dy prej grupit të tyre për të bërë humor pafund dhe për t’i argëtuar kështu të gjithë ndjekësit dhe simpatizantët e tyre.

Në një foto që Noizy ka publikuar, ai s’ka ngurruar që të bëjë shaka me DJ e tij duke e bërë tag ku i ka shkruar: “O tali, o DJ!” ndërkohë që ky i fundit ia ka kthyer me të njëjtën monedhë: “O Noizy, o repist!”  dhe nuk ka dashur ta lërë me kaq, por ka bërë pjesë të grupit edhe Varrosin, anëtar tjetër të grupit duke i shkruar: “O Varros!”, citon Blitz.

Sigurisht që komentuesit janë argëtuar, ndërkohë që siç duket kjo është një batutë mes djemve të OTR dhe ne tashmë e zbuluam.