Shkruan: Nijazi Halili

Distrikti Otoman i Maqedonisë, 1900.

Në vitin 1904 kushtet në Maqedoni, regjioni qendror i Ballkanit midis Greqisë, Serbisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë ishin në gjendje të  mjerueshme. Në këtë zonë, autoritetet kishin pak fuqi. Katër dukuri duhet të konsideroheshin për një zgjidhje të problemeve të Ballkanit në atë kohë: Së pari, politika revolucionare nuk ishte çështja më kryesore për popullatën e krishterë, por nacionalizmi, për tu adresuar problemet imediate për të premtuar një shtet potencialisht më të mirë në të ardhmen. Së dyti, besnikëritë ishin ende lokale dhe në baza familjare dhe fshati. Së treti, fshatarët donin të çliroheshin nga korrupsioni dhe krimi.

Së katërti, mosbesimi dhe dhuna mes popullësisë dhe osmanëve ishte e dukshme për shkak se për shumë dekada nuk kishte reforma. Pak njerëz mund të kenë besuar reformat  si një opsion realist. Maqedonia u sfidua pas Kongresit të Berlinit 1878. Maqedonia është një rajon i shtrirë midis Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë, dhe për këtë arsye ka vlerë strategjike politike dhe ekonomike.

T mobile In article [4]

Maqedonia otomane

Të tre shtetet pasardhëse kishin ambicie territoriale për të kapur të gjitha ose pjesë të caktuara të rajonit. Fuqitë e Mëdha preferuan për të mbajtur Maqedoninë në duart e osmanëve, sepse çdo ndarje të rajonit nënkuptonte fundin e Turqisë Evropiane.

Maqedonia ishte një urë  toke në mes të Stambollit, si dhe Shqipërisë dhe Bosnjës. Çështja maqedonase ishte një çështje ekstremisht e vjetër e Çështjes Lindore. Fuqitë e Mëdha dyshonin se Maqedonia mund të ndahet në mes të tre vendeve të Ballkanit, pa një krizë të madhe apo edhe luftë. Në vitin 1875, fshatarët ortodoksë në zonat boshnjake dhe bullgarët brenda Perandorisë Osmane u revoltuan. Në vitin 1877, rusët  i shpallën luftë Turqisë, dhe deri në fillim të 1878 ushtria e saj arriti deri në periferi të Stambollit. Një Perandori Osmane vërtetë e reformuar do të ishte shumë e fortë për t’u sulmuar. Fuqitë e Mëdha ende kishin të vendosur interesat e tyre të sigurisë kombëtare dhe ekonomike përpara kompromiseve që do të ishin të nevojshme për suksesin e reformave. Në rrethana të tilla në nivel lokal, rajonal dhe të Fuqive, revolucionet kishin mbetur forca lëvizëse në çështjet e Ballkanit.