Mr.sc.Metali Alili
Gjithmonë dhe gjithherë u thirrëm në emër të gjakut dhe Idealit, por kush në të vërtet u thirr?
Padyshim dhe në asnjë moment këtë nuk e bën djemtë dhe bijtë e dëshmorëve, por as ata që dhanë mundë dhe djersë, por paturpësisht e bënë dhe po vazhdojnë ta bëjnë profiterët politik për pozita dhe rehabilitim të tyre dhe familjarëve për rreth, duke përkëdhelur fëmijët e dëshmorëve .
Por tash kemi “risi” kësaj radhe dëshirojmë pozita dhe karrige në emër të gjakut të liderit, i cili fatmirësisht deshi Zoti me ngel gjallë, jo se neve dot kishim dhimbjen e madhe mu ashtu siç paraqitemi por deshi Zoti që fëmijët ta kenë prindin gjallë, nga se gjithkush gjithçka mundet me tu bë por Baba dhe nënë biologjik në asnjë mënyrë.
Po ti o trim dhe anëtar i një subjekti politik cili do qoftë ai po të sugjeroj mos me e tepru, nga se thuhet se gjithçka e tepruar është haram dhe keqpërdorim.
Po pse gjithmonë duhet të thirremi në emër të gjakut, pse nuk ndryshojmë kurs e të thirremi në emër të vlerave, cilësisë, meritokracisë, mu ashtu siç thirret shteti më i përparuar në Evropë e që është Gjermania ? Do më thuash se s’kemi ?
Jo jo kemi por duke u thirrur në gjak dhe vuajtje neve korruptojmë emocionet e popullit, elektoratit, njerëzve të nderit dhe respektit, atyre të sinqertëve që gjithmonë thonë( ok ) lëri edhe kësaj radhe, por ki keqpërdorim nuk ka të ndalur sa më shumë shtohet mu ashtu siç shtohet dëshira për pushtet.
Ore seç jemi një popull i etur për pushtet dhe gjithmonë qaj ati ku është interesi për me grabitur nga një copëz mu ashtu si hiena.
Ore neve kemi dëshmor të idealit të cilët pa pushtet dhe mandat u flijuan për komb dhe flamur për gjuhë dhe drejtësi siç janë : Harun Aliu, Shaban Zenuni, Komandant Roki, Komandant Zogi,e shumë si ata Zoti ua dhashtë vendin më të lavdëruar.
Për ju “të nderuar” po të bëjmë një paralele mes dëshmorëve dhe interesit ju do të zgjidhnit interesin ,po po interesin, sepse gjithmonë vajtoni viktimat e gjalla veç për një copëze interesi dhe nga njëherë kujtoni të rënët ata prej së vërteti jo se i deshët se po ti kishi dashur fëmijët e tyre do të ishin në vendet e merituara dhe kushtet e familjeve të tyre do të ishin super luksoz mu ashtu siç i kanë disa politikuaj.
Ore shumë më irritoni, sepse aq shumë sa dëshironi ju të përfitoni nga fatkeqësia e liderit ,këto përfitime nuk i kërkuan në asnjë formë dhe as një mënyrë as fëmijët e dëshmorëve, të cilët janë fëmijë të heronjve me nam e nishan, as ata që sot e kësaj dite vuajnë nga pasojat e asaj lufte,17 vite dhimbje shpirtërore, vuajtje nga më të ndryshmet ,por ata prej së vërteti edhe vuajtjet i bëjnë në heshtje nga se të heshtur respektojnë urdhrin e Zotit!
Për fund të dashur “patriot” me korrespodencë !
Jo jo nuk harron ky popull, por as Zoti nuk ua fal nëpërkëmbjen që ja bëni kësaj shoqërie !!!