Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme, sërish në Vlorë. Këtë herë është një 52-vjeçar nga fshati Babicë e Madhe.

Policia bën të ditur se rreth orës 20:40, ka marrë njoftimin se është vetëvrarë një person.

Grupi hetimor është nisur drejt vendit dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe Vlorë, ku në banesën e tij është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu 52-vjeçari me inicialet F. A.

Viktima është gjetur i pajetë nga të afërmit e tij dhe sipas deklarimeve të para të tyre dyshohet se personi vuante nga shëndeti mendorë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.