I fejuari i Serena Williams, Alexis Ohanian, i cili është njëri nga bashkë-themeluesit e Reddit, pati disa gjëra të ëmbla për të thënën për tenisten e cila së shpejti pritet të bëhet nënë.

“Ajo është shumë e mirë në shumë gjëra”, tha ai. “Ajo do të jetë një nënë e mrekullueshme”, transmeton Klan Kosova.

Përveç kësaj, Alexis njoftoi zyrtarisht pushimin e tij të atësisë.

“Në Reddit, është me të vërtetë e rëndësishme për ne që të mbështesim burrat dhe gratë kur ata mirëpresin një anëtar të ri të familjes dhe kështu kemi një politikë mjaft të madhe të lejeve prindërore”, tha ai.

“Unë do të pushoj gjashtë javë dhe do të përpiqem të bëj më të mirën e mundshme si një baba i ri, një baba për herë të parë”.

Serena dhe Alexis presin fëmijën e tyre të parë, i cili vjen në jetë në muajin në shtator.