Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, dhe sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ugandës, Henri Okela, sot në Beograd, siç njoftojnë medie serbe, kanë theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të afërta e tradicionale ndërmjet dy vendeve.

Ministri Daçiq, me këtë rast, e ka falënderuar Ugandën që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai po ashtu ka shfaqur shpresën se Uganda do ta vazhdojë së përkrahuri integritetin territorial të Serbisë.