Protestuesit sulmojnë tre deputetë të PD

Senati italian ka miratuar ligjin e debatuar për vaksinimin e detyruar të fëmijëve. Sipas ligjit 10 vaksina do të jenë të detyrueshme dhe katër të këshillueshme. Por protestuesit kundër këtij ligji sulmuan jashtë senatit tre deputetë të Partisë demokratike të cilët u mbyllën në një automjet në pritje të policisë.

Komisioni i Shëndetësisë në senatin italian ka miratuar dekretin për vaksinimin e detyrueshëm për 10 vaksina ndërsa katër të tjera do të konsiderohen të këshillueshme. Prindërit që nuk pranojnë të vaksinojnë fëmijë e tyre do të gjobiten.

Por dy rajone ai i Venetos dhe Valle D’Aosto kanë deklaruar se nuk do të pranojnë këtë dekret.

Gjobë ndaj prindërve që nuk pranojnë të vaksinojnë fëmijët do të nisin nga 3500 euro deri në 500 në varësi të numrit të vaksinave që nuk bëhen.

Por ndërkohë që votohej, ishin me dhjetëra protestuesit kundër këtij ligji jashtë ndërtesës. Tre deputetë të partisë demokratike italiane janë sulmuar fizikisht dhe ofenduar nga manifestuesit të cilët kundërshtojnë dekretin për vaksinimin e detyruar.

Tre deputetët janë mbyllur në automjetin që goditej me forcë nga protestuesit deri sa forcat e ndërhyrjes së shpejtë arritën të sigurojnë largimin e tyre nga zona.