Dhoma e Përfaqësuesve miratoi sot dje krijimin e dege të re të ushtrisë amerikane, të ashtuquajtur “Trupat e hapësirës”, që do të ngarkohet me menaxhimin e operacioneve hapësinore.
Kjo masë ka hasur rezerva të forta brenda administratës së presidentit Donald Trump, ku vlerësohet se nuk është i nevojshëm rëndimi i burokracisë ushtarake.
Ushtria amerikane numëron tashmë katër degë, tokësore, të marinës, ajrore dhe trupat e ekspeditës detare.
Por, mbështetësit e tij dhe parlamentarët theksojnë se duke pasur parasysh aktivitetet e ushtrisë në fushën hapësinore dhe varësinë e rëndësishme ndaj satelitëve, është i nevojshëm krijimi i një dege për t’i mbrojtur dhe kontrolluar.
Ligji për Mbrojtjen Kombëtare (NDAA), miratuar të premten nga Dhoma e Përfaqësuesve, përmban një amendament që parashikon krijimin e “Trupave të hapësirës” duke bërë balancimin e funksioneve aktualisht nën kontrollin e “US Air Force” për t’i vendosur nën një komandë të veçantë