Këngëtarja e njohur botërore, Selena Gomez, ka bërë të ditur se një projekt i saj më i ri do të vijë së shpejti.

Gomez ka konfirmuar se kënga e saj titullohet Fetish, pasi publikoi disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram.

Ylli 24 vjeçar gjithashtu la të nënkuptohet se ky projekt i saj do të lansohet për publikun këtë të enjte.

Se çka përmban kënga më e re e Selenës, pritet të shohim në ditët në vazhdim!