Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Selena Gomez sapo ka lançuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Fetish”.
Lajmin për këngën e re, Selena e bëri të ditur përmes profilit të saj në rrjetin social Instagram.

Në këtë projekt, Selena ka bashkëpunuar me markën e njohur “Gucci”, veshjet e së cilës, ajo do t’i ekspozojë në klipin e këngës “Fetish”.

Kënga e Selena Gomez, është “Bad Liar” me të cilën ajo shënoi një sukses të madh në tregun muzikor botëror.