Pas votimit, kandidati për kryetar të PD, Eduard Selami tha se gara në Partinë Demokratike është e pabarabartë por për të, avantazh është modeli që përfaqëson.

“Ky proces i sotëm ka filluar në mënyrë të qetë, të rregullt, dhe siç e kam thënë dhe më përpara, pavarfësisht nga pabarazia që ka patur kjo garë, unë mendoj që demokratët e dinë që me votën e tyre të fshehtë të zgjedhin jo thjesht kryetarin , po modelin më të mirë që do i kthejë besimin e shpresën jo vetëm demokratëve po dhe shqiptarëve. Gara e pabarabartë nuk mund të zgjedhë një rezultat klinikisht të drejtë, por ato çka unë humbas në procedura e fitoj në avantazhin që kam modelin. Sot nuk kam asnjë shqetësim apo problem që lidhet me asnjë lloj deformimi të rezultatit, janë thjesht teknike. Pjesëmarrja është e lartë, nga kontaktet që kam, mendoj që bojkoti nuk është gjëja më e mirë për këtë gjë. Unë kam qënë gjithmonë kundër bojkotit dhe nuk e kam pranuar dhe them se bojktoi është gjë e së kaluarës. Jam zhgënjyer nga kolegët e partisë, njerëz me kontribute, demokracia është rreth alternativave”, tha Selami.

 

Global