Fenomen i zakonshëm është bërë te partitë shqiptare të cilat përfaqësojnë njëfarë potenciali politik dhe intelektual, që ju ofrojnë shqiptarëve një shpresë për të ardhme më të mirë , dhe kur pritet që kjo të efektuohet edhe me mbështetje politike , atëher aktivizohen struktura të dyshimta të shtetit që ta shkatërrojnë nga brenda inicijativën!

LR-PDSH e Ziadin Selës , si një figurë politike me shumë potencë , që shënon rritje të vazhdueshme të rejtingut politik , ditëve të fundit është bërë cak i synimeve të këtyre strukturave , që me përkatësi etnike janë shqiptar por që kryekput janë në shërbim të politikës antishqiptare. Pritet që së shpejti të ketë tentim që përmes një Kongresi apo Kuvendi partiak , personat e infiltruar të marrin kontrrollin e partisë .
Përflitet se frontin e pucit do ta udhëheqin njerëz, të clët kanë ambicje për të arritut majat vendimmarrëse të cilët janë të njohur për opinionin publik si figurat kryesore që i dhanë goditjen fatale dhe shuajtën Demokracinë e Re përmes një veprimi të ngjajshëm. Opinioni e mban mend Gushtin e vitit 2009 kur së bashku me Bekim Fazliun dhe strukturat që kishin instaluar në partinë e Imer Selmanit , pas arritjes së suksesit në zgjedhjet presidenciale në Mars të po të njejtit vit, ku Selmani tuboi 150.000 vota. Euforinë e fitores së DR-së e shuajtën largimet e orekstruara të Thacit , të cilat aktualisht ndodhen brenda LR-PDSH-së.

Nismës për të instaluar kontroll në parti do ti japin mbështetje edhe disa figura të tjera të kompromituara për opinionin tetovar të cilët janë të njohur gjithmonë për veprime destruktive ku njëri prej tyre dikur ishte kuadër I PPD-së ,pastaj në PPDSH dhe PDSH , më vonë themeloi partinë e tij dhe si bartës liste në vitin 2006 pësoi debakël në zgjedhje duke tubuar vetëm 330 vota në Tetovë dhe rrethinë. Përndryshe për tetovarët është i njohur si pijanec kronik dhe vizitor i rregullt i bastoreve të qytetit. Këtë inicijativë në heshtje do ta përkrah edhe një figurë tjetër që u sprovua në Demokracinë e Re dhe ishte poashtu figurë e rëndësishme e komplotit ndaj Imer Selmanit. Bëhet fjalë për eksponent të lart në DR, i cili pas shpërbërjes së DR-së , u kthye sërisht në PDSH , por Thaçi nuk i dha postin që kishte gëzuar më parë.

Në prapavijë të frontit qëndron edhe një shtetas i huaj që prezentohet si gazetar , por i cili asnjëherë nuk e ka punuar profesionin e tij. Bëhet fjalë për njeri shërbimeve i cili jep mbështetje logjistike përmes linqeve të dyshimta të shërbimeve sllave.
A do të pësojnë fatin e njëjtë LR-PDSH-ja, si Demokracia e Re ,ngelën ta shofim për zhvillimet në vazhdim!

(Kjo letër ka arritur nga disa përfaqësues të LR PDSH-së. Identiteti i tyre është i njohur për redaksinë)