Pas publikimit të lajmit në disa media se lideri i LR-PDSh-së Ziadin Sela është në pushime në Sarandë kanë reaguar nga kabineti i tij për Tetovasot duke theksuar se ai dje ka qenë në Parlament, videot e Selës janë pra dy viteve.
“Informatat se Ziadin Sela është me pushime jashtë shtetit nuk janë të vërteta, por gënjeshtra dhe trillime të disa portaleve që për qëllim kanë vetëm klikimet dhe nxirjen e figurës politike të Ziadin Selës. Ziadin Sela gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Parlamentin e Maqedonisë ku në rend dite ka qënë shkarkimi i Marko Zvërlevskit nga pozita e Kryeprokurorit dhe këtë mund ta vërtetoni shumë lehtë. Edhe sot vazhdon të jetë brenda shtetit duke e realizuar agjendën e tij politike, në interes të votuesit shqiptar. Fotografitë dhe pamjet e publikuar në media, janë të vjetra prej para dy viteve” thonë nga kabineti i Ziadin Selës për Tetovasot.
https://www.facebook.com/ThealbanianLondon/videos/10155875791523488/