Gjithmonë e më shumë pushimet verore nuk po shihen si momente relaksimi. Të rinjtë po vërshojnë në resortet turistike për të shfryrë epshet e tyre.
Po ndodh njësoj si në festat e çmendura të pushimeve pranverore ‘Spring Break’. Simbol i këtyre çmendurive është bërë resorti i Magalufit në Spanjë.
Mijëra britanikë zbarkojnë aty çdo vit për të lëshuar veten në alkool dhe seks. Autoritetet kanë premtuar se do të shtrëngojnë masat, por kjo verë duket se nuk do jetë ndryshe.
Madje Daily Star sugjeron se kjo verë mund të jetë edhe më e çmendur.