Diplomati zviceran, Toms Greminger u emërua sekretar i ri i përgjithshëm i Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) pas kontesteve disamujore midis vendeve-anëtare.
Pesëdhjetë e gjashtëvjeçari Greminger vjen në pozitën e italianit, Lamberto Zanier, i cili prej pozitës u largua që në qershor.
U emëruan edhe drejtuesit e tre pozitave të tjera kryesore. Ish-sekretari shtetëror francez për çështje evropiane dhe tregti të brendshme dhe ish sekretar i parë i Partisë socialiste franceze, Arlem Dazir, u bë përfaqësues i OSBE-së për lirinë e mediave. Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Islandës, Ingiborg Solrun Gisladotir u bë shefe e Zyrës për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut, e cila i ndjek zgjedhjet në mbarë botën. Zanier e mori funksionin komisare supreme për pakica nacionale.
Nominimet ishin lëndë e negociatave të rënda, të cilat i reflektuan mospajtime në organizatën 57- anëtarëshe.
Sipas burimeve diplomatike Rusia ka dashur të ketë një përfaqësues të sajin për ndikim në njërin prej këtyre funksioneve.