Nënkryetari i Komunës se Prishtinës, Dardan Sejdiu, do ta lërë këtë post të enjten, kur edhe pritet të betohet si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, atë në pozitën e nënkryetarit të komunës së Prishtinës do ta zëvendësojë një person, i cili nuk i përket radhëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Të enjten e dorëzoj postin e nënkryetarit, Muhedin Nushi do të emërohet në atë post”, ka thënë Sejdiu në televizionin Rrokum.