Komisioni shtetëror zgjedhor sot do ta mbajë seancën e 123-të, në të cilën, siç është paralajmëruar duhet të shqyrtohet dhe miratohet udhëtimi për mënyrën dhe procedurën për parashtrim, pranim dhe vërtetim të listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale.

Anëtarët e KSHZ-së do të bisedojnë edhe për udhëzimin për fletëvotime valide dhe jovalide, si dhe për vërtetimin e identitetit personal të votuesit.

Në rend dite të seancës së KSHZ-së, mes tjerash është edhe raporti për pagesën e kompensimit të shpenzimeve të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Global