Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot do të mbajë seancë në të cilën do t’i shqyrtojë Rregulloren e KSHZ-së dhe Rregulloren për mënyrën dhe procedurën për zgjidhjen e kundërshtimeve.

Anëtarët e Komisionit do të debatojnë edhe për Propozim vendimin për pagesën e kompensimit të shpenzimeve të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore nga listat e kandidatëve të të cilëve janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore nga listat e kandidatëve të të cilëve nuk janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e RM-së.