Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme njëzëri vendosi që të vendosë procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë së nenit 47 paragrafët 1 dhe 2, nenit 48 paragrafi 1 dhe nenit 49 paragrafi 1 nga Ligji për arsim të mesëm, i cili është miratuar në vitin 1995 dhe deri tani ka pësuar shumë ndryshime, ndërsa e refuzuan iniciativën për vendosje të procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë së nenit 45-a paragrafët 11 dhe 13, nenit 45-v paragrafi 3 dhe nenit 46 paragrafi 1 nga ky Ligj.

Gjykata gjithashtu e hodhi poshtë iniciativën për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Rregullores për mënyrën e formimit dhe punës së komisionit shkollor, fshehtësisë së materialit për kontroll ekstern, mënyrën e kontrollit të testeve nga ana e komisionit shkollor, si dhe formatin dhe përmbajtjen e raportit nga kontrolli ekstern në shkollat e mesme, i miratuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës më 22 prill të vitit 2013.

Qeveria e re para një muaji e shfuqizoi testimin ekstern në shkollat fillore dhe të mesme.

Gjykatësit kushtetues nuk sollën procedurë për iniciativën e dorëzuar për nenin 30 paragrafi 4, nenin 54 paragrafi 4, nenin 55 paragrafi 2, nenin 56 paragrafi 3, nenin 68 paragrafët 2, 3 dhe 4, nenin 147 paragrafi 2, dhe nenin 153 paragrafi 7 nga Ligji për noteriat.

Gjykata sot e shfuqizoi nenin 50 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik, i cili i dedikohet dokumentacionit urbanistik-planor për ndërtime nga interesi i veçantë. Kjo dispozitë ligjore parashikonte se ndërtimi nga interesi i veçantë për të cilin do të përpunohet dokumentacion urbanistik-planor të konfirmohet me Vendim nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Nga Gjykata Kushtetuese në prill të këtij viti shfaqën dyshim në kushtetutshmërinë e kësaj dispozite, duke nënvizuar se problematike në dispozitë është çështja se çfarë është ai interes i veçantë dhe se nëse kjo do të thotë mundësi për arbitrimin e Qeverisë. Gjykatësit kushtetues atëherë caktuar edhe kornizë kohore për zbatimin e kësaj dispozite kontestuese.

Dorëzuesit e iniciativës – disa organizata joqeveritare dhe qytetarë konsideronin se me këtë nen nga Ligji çrregullohet parimi i ndarjes së pushtetit dhe qeverisjes së të drejtës, për shkak se i jepet mundësi Qeverisë që pa kritere qartë të përcaktuara të caktojë ndërtime nga interesi i veçantë.