Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për shëndetësi dhe për transport, lidhje dhe ekologji.

Në rend të ditës të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal, si dhe të ligjeve për përmbarim dhe për prokurori publike, të parashtruara nga një grup deputetësh të VMRO-DPMNE-së, të gjitha në lexim të parë. Komisioni do të debatojë edhe sipas Raportit vjetor për punën e Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016.

Anëtarët e Komisionit të Kuvendit për shëndetësi do ta shqyrtojnë Propozim-ligjin për veprimtari të mjekëve në lexim të parë, të parashtruar nga një grup deputetësh të VMRO-DPMNE-së.

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji do të debatojë për Raportin vjetor për realizimin e programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2016 dhe për ndryshimet e Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele në lexim të parë, të parashtruar nga një grup deputetësh të VMRO-DPMNE-së.