Një material që po përdoret në bateritë e celularëve do të rrisë kohëzgjatjen e energjisë së tij për kënaqësinë tuaj.

Po, do të liroheni plotësisht nga nevoja për të gjetur prizë për ta futur celularin në rrymë dhe më nuk do të keni nevojë ta pyesni shankistin në ndonjë lokal për ta mbushur celularin në shank.

Hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit dhe Universitetin Cornell janë duke projektuar një material të ri, i quajtur “magnetoelektrik multiferroik”.

Ky material është një cipë e hollë polare, që mund të ndryshohet mes pozitives dhe negatives duke përdorur një pulsues të vogël të energjisë.

Materiali do t’i lejojë kompjuterët të operojnë në valë të energjisë, në vend të rrymës konstante që aktualisht kërkohet.

Kjo teknologji nënkupton se do ketë më pak nevojë për energji në përgjithësi. Kjo është mirë për ju dhe për mjedisin.

Kjo i bie se celularët shumë shpejtë do të kenë 100 herë më pak nevojë për energji për të funksionuar. Mbushja e celularit do të merr më pak kohë dhe do të zgjasë më shumë bateria.

Me shumë gjasë, kjo teknologji do të vijë në vitin 2030, kjo pasi hulumtuesit thonë se nuk mund të arrijnë ta përsosin atë deri në këtë kohë.