Scott Disick, ish bashkeshorti i Kourtney Kardashian, është fotografuar sërish me një vajzë tjetër.

Një burim për E!Neës, ka thënë se “çifti” erdhi së bashku në ndejë. Scott dhe Emma u panë shumë intim me njëri-tjetrin, derisa po pinin kokteje nga Moet dhe Chandon.

“Në një moment, Scott dhe vajza me emrin  Emma shkuan në një dhomë pas një perde për të kaluar më shumë momente intimet”, shtoi burimi.

Ata përfundimisht u larguan nga festa në orën 3 të mëngjesit. Një tjetër burim tha për E! Neës se lidhja nuk është asgjë serioze.

“Scott nuk është duke kërkuar një marrëdhënie”, tha burimi. “Ai është duke e shijuar verën e tij dhe duke u argëtuar, ndërsa flirton me femra dhe shoqërohet me ato, asgjë nuk është serioze vetëm për disa momente të mira”.