Portieri i Leicester City, Kasper Schmeichel, shpejt mund t’i ndjekë hapat e babait të tij me një kalim në Manchester United, pas raportimeve nga The Sun.

Tabloidet sugjerojnë që ‘dhelprat’ po kërkojnë që ta përmbyllin një marrëveshje prej 20 milionë funtesh  për portierin e Kroacisë, Lovre Kalinic, e që do ta shtronte rrugën për largimin e Schmeichel.

Secila marrëveshje varet nëse David De Gea do të largohet nga Old Trafford gjatë këtij afati kalimtar veror.