Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble e krahasoi dje Turqinë me ish-Gjermaninë Lindore komuniste, një ditë pasi qeveria e tij kërcënoi se do të vendoste sanksione kundër Ankarasë lidhur me arrestimin e aktivistëve të të drejtave të njeriut.

“Turqia po i kryen arrestimet në mënyrë arbitrare duke mos respektuar standardet”, tha Wolfgang Schaeuble për gazetën gjermane” Bild”.

“Mënyra sesi po vepron Turqia, më kujton atë që dikur ndodhte në ish-RDGJ”, tha ai duke iu referuar ish-Republikës Demokratike Gjermane.

Më 5 korrik, autoritetet turke arrestuan gjashtë aktivistë të të drejtave të njeriut , përfshirë Idil Eser, drejtoreshën e “Amnesty International” në Turqi , Ali Gharavi në Suedi dhe Peter Steudtner në Gjermani, gjatë një konference mbi sigurinë dixhitale, zhvilluar në Stamboll.

“Amnesty International” ka pohuar se ata janë akuzuar për mbështetjen e një organizate terroriste të armatosur pa qenë anëtarë.

T mobile In article [4]

Berlini paralajmëroi dje se çdo gjerman që udhëtonte në Turqi rrezikonte të arrestohej në mënyrë arbitrare, ndërsa kërkoi rishikimin e këshillave të tij për të mbrojtur më mirë qytetarët