Autoritetet indiane kanë kapur një ngarkesë masive prej 1.500 kilogram heroine në një anije, jashtë brigjeve të shtetit perëndimor të Gujaratit.

Lënda narkotike u gjet në një anije tregtare dhe kishte vlerën e gati 550 milion dollarëve, tha një deklaratë nga roja bregdetare.

Zëdhënësi i Marinës e përshkroi operacionin si “ngarkesa më e madhe e lëndëve narkotike e kapur ndojëherë në Indi”.
Anija është marrë tashmë në qytetin perëndimor të Porbandarit.

India është pjesë e një rrugë tranziti për trafikanët e drogës, për shkak të afërsisë me Afganistanin, që është prodhuesi më i madh në botë i opiumit, përbërësi kryesor i heroinës.