Alexis Sanchez dëshiron të transferohet te Manchester City, kështu raportojnë mediat kiliane.

Alexis Sanchez u ka thënë drejtuesve të Arsenalit se dëshiron të largohet gjatë verës dhe të transferohet te Manchester City, raporton e përditshmja sportive “El Mercurio”.

Besohet se tashmë është arritur marrëveshja mes Alexis dhe ekipit të Pep Guardiolas, teksa kanë bërë gati 46.5 milionë funte për shërbimet e kilianit.

“Topçinjtë” janë me dy mendje pasi nëse nuk e shesin këtë verë, ata rrezikojnë ta humbasin Sanchezin me parametra zero sezonin e ardhshëm, kur lojtarit t’i skadojë kontrata.

E përditshmja kiliane mendon se kjo do ta shtyjë Arsenalin e Arsene Wenger ta pranojë ofertën e Cityt.