Trajneri i Bayern Munchen, Carlo Ancelotti, ka thënë se mesfushori Renato Sanches mund të largohet nga klubi këtë verë, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojë largimin e Arturo Vidalit.

Sanchesi 19-vjeçar nuk ka shënuar asnjë gol në 25 paraqitje për gjermanët sezonin e shkuar, ndërsa javën e kaluar drejtori i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, konfirmoi se Milani ka shprehur interesim për të.

“Duhet të marrim një vendim. Një largim ka gjasa të ndodhë, por ka po ashtu shanse që ai të qëndrojë edhe një sezon me ne”, ka thënë Ancelotti në një konferencë për media.

Global

Në anën tjetër, italiani ka mohuar largimin e Vidalit. “Për Vidalin, s’ka asnjë shans. Ai është futbollist i yni dhe kam shumë besim tek ai. E di se ka pasur spekulime dhe ne jemi mësuar me to. Ai do të qëndrojë te Bayerni 100 për qind”, ka deklaruar Ancelotti.

T mobile In article [4]