Samiti “BE – Ballkani Perëndimor” në kuadër të Procesit të Berlinit i cili do të mbahet nga 12 korriku në Trieste do të ndihmojë për lëvizjen e eurointegrimeve të rajonit dhe do të sjellë hap konkret në lidhje me lidhjen e tij infrastrukturore dhe ekonomike.

Këtë e theksoi në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp në BE Info qendrën, ambasadori i Italisë në Maqedoni Karlo Romeo me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup Samuel Zhbogar në lidhje me samitin e ardhshëm në Trieste.

Ai theksoi se samiti është organizuar në nivel më të lartë dhe në të do të marrin pjesë përveç kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe ministrat e ekonomisë dhe transportit dhe përfaqësues të lartë të BE-së dhe të KE-së, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini, eurokomisari për negociata dhe zgjerim dhe politikë fqinjësore, si dhe eurokomisarja për transport Violeta Bollc.

“Pas disa tensioneve tani pasqyra politike në rajon është pozitive. Shpresoj se Trieste do të sjellë një lëvizje, hap dhe kthim të rëndësishëm, se do të kontribuojë të ndryshohet perceptimi për BE-në në rajon dhe anasjelltas të BE-së kundrejt rajonit. Shpresoj se liderët e gjashtë vendeve do të vijnë në Trieste në frymë të mirë dhe me disponim konstruktiv dhe do ta shfyrtëzojnë mundësinë politike që e jep ky samiti që ta konfirmojnë veten si liderë reformues dhe proevropianë”, tha ambasadori Romeo.

Ai theksoi se hapi historik i samitit do të paraqesë nënshkrim të marrëveshjes për formimin e Bashkësisë transportuese në rajon, si dhe zyrën për bashkëpunim të odave ekonomike nga Ballkani Perëndimor, ndërsa do të prezantohen edhe shtatë projekte rajonale në vlerë të përgjithshme prej 200 milionë dollarë të cilat do të sigurohen si grant.

Sipas ambasadorit Zhbogar, BE-ja vitin e fundit i kushton vëmendje të madhe rajonit që konfirmohet me vizitën e Mogerinit dhe Hanit në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe takimet e liderëve nga gjashtë vendet në Bruksel. Ai theksoi se për këtë dëshmojnë edhe 1,3 miliardë euro të siguruara për Ballkanin Perëndimor, mjetet të cilat duhet të shfrytëzohen deri në fund të vitit 2020 për projekte në sferën e infrastrukturës, energjetikës, mjedisit jetësor dhe inovacioneve.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse integrimi modeli i integrimit ekonomik i cili promovohet me procesin nga Berlini do të thotë në njëfarë mënyrë kthim i modelit të ish-Jugosllavisë plus Shqipëria, Zhbogar theksoi se nuk dëshirën të bëjë krahasim me të kaluarën dhe se ky model i bashkëpunimit është dizejnuar për ardhmërinë.

“Sfera e integrimit ekonomik ose ajo që vetë kryeministrat do ta diskutojnë në Trieste dhe plani i akcizës që do ta miratojnë, punon në integrimin e vetë rajonit në rrugën drejt BE-së. Në të vërtetë kjo duhet ta lehtësojë rritjen e tregtisë midis vendeve dhe largimin e pengesave të integrimit të tyre. Do të bisedohet edhe për investime si të promovohet tërë rajoni si ….. për investime. Megjithatë ky nuk është union, por përgatitje e rajonit nga aspekti tregtar dhe harmonizim i ri me rregullativat e BE-së. Qëllimi përfundimtar është që të stimulohet tregtia midis vendeve të rajonit si treg me mbi 20 milionë banorë”, tha euroambasaodri Zhbogar.

I pyetur për arritjen e bazës për kompromis për marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zhbogar tha se që t’i përgjigjet kësaj pyetje duhet që të kujtojë formimin e vet BE-së thelbi i së cilës është ndërtimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

“Nevojitet që të gjitha vendet t’i zgjidhin çështjet bilaterale me fqinjët dhe me vendet anëtare të BE-së në rajon. Asnjëherë nuk do të gaboni nëse investoni në miqësi me fqinjët. Duhet që të keni një rreth miqsh rreth jush. Hapat e parë janë me të vërtetë inkurajues. Ne nuk jemi inkuadruar në marrëveshje, por shpresoj se do të finalizohet dhe nënshkruhet  në gusht. Kjo do të tregojë vendosmëri të vetë Qeverisë që sërish të ndërtojë këtë rreth të miqve me fqinjët”, tha Zhbogar.

Në kuadër të samitit do të mbahet edhe forum biznesi me pjesëmarrje të qindra kompanive nga Italia dhe nga rajoni, pastaj forumi i shoqërisë civile si dhe forum i të rinjve të fokusuar në politikat rinore në lidhje me eurointegrimet.

Procesi i Berlinit filloi nën mbështetje të Gjermanisë dhe kancelares Angele Merkel me qëllim të përshpejtimit të lëvizjes së rajonit ndaj BE-së. Deri më tani samite në kuadër të procesit janë mbajtur në Vjenë dhe në Paris.