Kryetari i Skenderajt, Sami Lashtaku, u lirua nga burgu dy javë më parë, duke përfunduar kështu mandatin e 4-vjeçar të kryetarit në paraburgim. Ai në emisionin Komiteti ka treguar për të ardhmen e tij pasi u lirua nga të gjitha akuzat.

Lushtaku ka treguar se më nuk do të kandidojë për kryetar të Skenderajt, së paku jo me aq sa ka vendosur deri më tani.

Kryetari i Skenderajt ka thënë se gjithmonë do të jetë anëtar i Partisë Demokratike, por se ai nuk ka kurrfarë ambicie politike dhe nuk synon asnjë pozitë.

Lushtaku ka shtuar se tani dëshiron t’i përkushtohet familjes, të kalojë kohë me nipër dhe mbesa, për çka tregon se nuk kishte pasur mundësi më parë.

Më poshtë mund të ndiqni intervistën me kryetarin e Skenderajt: