Kudo ku luan sulmuesi Hamdi Salihi realizon gola spektakolarë. Sot shkodrani shënoi golin e tij të parë me skuadrën austriake Wiener Neustadt.
Ish-sulmuesi i kombëtares realizoi golin e dytë në fitoren e thellë 4-0 që Neustad arriti në fushën e vet ndaj BW Linz.
Në minutën e 33-të pas një krosimi të Ljubic, Salihi arriti të shënojë një supergol me kokë.