Mohamed Salah është super-transferimi i verës nga ana e Liverpoolit. Por, egjiptiani nuk e ka siguruar ende dokumentacionin që i jep mundësinë të luajë për Liverpoolin.

Bëhet fjalë për lejen e punës në Angli, të cilën nuk e ka marrë ende.

Klubi nga “Anfield” e ka konfirmuar lajmin përmes një njoftimi për shtyp, duke shkruar se po punon në këtë drejtim që ta ketë gati Salah sa më shpejt.