Një jaht luksoz i ankoruar në Saint Tropez ka shpërthyer në flakë.
Pamjet u filmuan nga një turist suedez, ku duken shtëllungat e mëdha të tymit që dalin nga jahti.
Nuk dihet kujt i përket mjeti lundrues, por në pjesën e përparme kishte një flamur belg.
Mediat e huaja nuk kane raportuar ende se si filloi zjarri, çfarë e shkaktoi apo nëse kishte njeri brenda jahtit në momentin kur shpërthyen flakët.