Mysafirë të kësaj jave n’Kosovë Show ishin këngëtarët Sabri Fejzullahu dhe Adrian Gaxha.

Sabri Fejzullahu foli për 50 vite karrierë, një jubile që ai do ta shënojë pas pak ditësh.

Këngëtari zbuloi edhe detaje nga jeta e tij, duke kujtuar se ishte në klasë me presidentin historik të vendit, Ibrahim Rugova, në studime.

Fejzullahu e cilësoi Rugovën si njeri të mençur e trim.